29 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

29 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 29 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur pesë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 15 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve te fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka ngritur katër aktakuza ndaj gjashte personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika