Vdekje e dyshimtë në Obiliq, burri gjendet pa shenja jete në banesen e tij
BKT
Kronika

Vdekje e dyshimtë në Obiliq, burri gjendet pa shenja jete në banesen e tij

E.Hoti RTKlive

Policia e Kosovs ka njoftuar se ka gjetur të mërkurën një burrë  pa shenja jete në banesen e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq rreth orës 00:20.

Sipas policisë, dëshmitarja ka informuar se viktima nuk është përgjigjur në telefon dhe së bashku më njësinë e zjarrfikësëve me forcë kanë hapur derën e banesës ku edhe është gjetur viktima në shtrat, pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.

 Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin.


MË SHUME NGA Kronika