Shkoi në Gjermani e nuk u lajmërua, vëllai e raporton si person të zhdukur
BKT
Kronika

Shkoi në Gjermani e nuk u lajmërua, vëllai e raporton si person të zhdukur

E.Hoti RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Lubizhda e Prizrenit dje ka njoftuar vëllanë e tij si person të zhdukur.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se që nga 10 korriku i këtij viti nuk ka pasur kontakt me vëllanë e tij, i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani.

Në raportin 24-orësh u tha se pala ankuese ka raportuar në polici, se shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet Gjermane për këtë rast.

Tutje në njoftim Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk ka ndonjë informatë për të zhdukurin.


MË SHUME NGA Kronika