ETC në Klinë përfshihet nga flakët
BKT
Kronika

ETC në Klinë përfshihet nga flakët

M.Miftari/RTKlive

Objekti i ETC-së në Klinë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit, objekti i ETC-së është përfshirë nga flakët, derisa bëri të ditur se deri më tani nuk ka të lënduar dhe që po bëhen përpjekje për të lokalizuar zjarrin.

“Objekti i ETC-së është përfshirë nga zjarri rreth orës 06:30. Policia e zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai.

Bëhet e ditur se në ndihmë të Policisë e të zjarrfikësve të Klinës u kanë ardhur edhe zjarrfikësit nga Peja e Deçani.


MË SHUME NGA Kronika