Goditet me plumb vetura në oborrin e një shtëpie në Shtime
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Goditet me plumb vetura në oborrin e një shtëpie në Shtime

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për goditjen me plumb të një veture e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit në Shtime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa vetura e tij ka qenë e parkuar në oborr, nga drejtim i panjohur është goditur nga një plumb bredharak me ç’ rast i është dëmtuar njëri nga xhamat e dritave”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. Në njoftim thuhet se nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.


MË SHUME NGA Kronika