Tentim dhunimi në Prizren mes shtetasve të Shqipërisë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Tentim dhunimi në Prizren mes shtetasve të Shqipërisë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim dhunimi dje në Prizren. Viktima e cila është sulmuar seksualisht është shtetase e Shqipërisë, po njësoj sikurse i dyshuari.

“Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rastin e kishte paraqitur në polici një grua, shtetase e Shqipërisë, e cila dyshohet të ketë lidhje të afërt me viktimën.


MË SHUME NGA Kronika