40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale
BKT
Kronika

40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale

V.TH. /RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 17- 23/07/2023 ka realizuar 40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

"Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & amp; 0290/322-406. Të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë", njofton Policia Rajonale e Ferizajt.


MË SHUME NGA Kronika