Dyzetë aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 17 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër 6 personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave, për vepra penale të ndryshme.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Nga këto aktakuza të ngritura nga Prokurori i Shtetit katër prej tyre janë për veprën penale “Dhuna në familje”.























