55 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

55 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 67personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 32 aktakuza kundër 38 personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë aktakuza kundër 11 personave, për vepra penale të ndryshme.

Ndryshe nga Prokuroria e Mitrovicës, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Nga këto aktakuza të ngritura nga Prokurori i Shtetit gjashtë prej tyre janë për veprën penale “Dhuna në familje”.


MË SHUME NGA Kronika