Ndalohet serbi që kontrabandonte pemë
BKT
Kronika

Ndalohet serbi që kontrabandonte pemë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri,  mbrëmjen e djeshme  rreth orës 23:00, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Sipas njoftimit, pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se vozitësi i dyshuar nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se ishte kontrabanduar nga Serbia.

“Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë: pjeshkë 4200 kg, nektarinë 3500 kg, dardhë 1650 kg, kumbull 1450 kg dhe kajsi 800 kg”, thuhet në njoftim.

Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është​ dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.


MË SHUME NGA Kronika