Tenton të kalon kufirin me marihuanë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë
BKT
Kronika

Tenton të kalon kufirin me marihuanë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë

V.Th. / RTKlive

Policia Kufitare ka gjetur marihuanë në veturën e të dyshuarit mashkull në Vërmicë.

“Raportohet se gjatë kontrollit  në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një qese substancë e dyshuar e llojit marihuanë  e cila rezulton me peshë rreth 4.59 gram dhe  dy pako me produkt për mbështjelljen e marihuanës”, ka njoftuar Policia.

Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregulltë.


MË SHUME NGA Kronika