Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet i dyshuari

M.P. / RTKlive

Në orët e hershme të mëngjesit në Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë drejt një veture me targa vendore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” duke shkaktuar dëme materiale dhe jo lëndime trupore.

“Policia ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “ Adem Jashari ” nё Pejё. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq i janë sekuestruar një armë pistoletë, karikator i armës dhe tetë gëzhoja.


MË SHUME NGA Kronika