22:11 / 28.07.2023
Identifikohet e dyshuara për shpërdorim të pasurisë së huaj
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit të qytetarëve, është mundësuar që të sigurohet prezenca e të dyshuarës për rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj, që ka ndodhur në prill të këtij viti, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, hetuesit policorë të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.
Policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.























