09:14 / 29.07.2023
Plagoset me armë zjarri, tentoi ta shmangë fjalosjen mes disa personave
B. H. | RTKlive
Një person është plagosur në këmbë, pasi i njëjti ka tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin fjalosur me persona të tjerë, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Epiri” në Prishtinë. Sipas raportimit, një nga të dyshuarit, i cili deri më tani është ende i panjohur, ka shtënë me armë duke e goditur personin në fjalë në këmbë, i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.























