Një 70-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Prizren
B. H. | RTKlive
Një burrë i moshës 70-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se në rrugën “Hamit Thaqi” në Prizren, një person i moshës 70-vjeçare është gjendur në banesën e tij pa shenja jete. Ai nuk është përgjigjur në telefon dhe duke pasur parasysh se policia ka marr informacione se i njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, është vendosir që të hapet dera me forcë nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete. Në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune”, ka thënë Bytyqi.
Ai tutje ka bërë të ditur se pasi që janë kryer ekzaminimet në vendngjarje, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.























