Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës njofton se gjashtë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për veprën penale “dhunë në familje”.

Tri raste për dhunë në familje kanë ndodhur në qytetin e Pejës, një në Prizren, një në Ferizaj dhe një në Deçan.

Sipas njoftimit të policisë nga këta persona të arrestuar, tre prej tyre kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre, njëri ka sulmuar nënën e tij dhe dy të tjerë meshkuj kosovar (vëllezër), janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur e për të cilët dyshohet se kanë shtie me armë sepse në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë.

Të gjithë të arrestuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika