21:38 / 31.07.2023
Nga aksidenti në Suharekë, dy persona me lëndime të rënda
Emine Hoti/ RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, saktësisht në rrugën Vraniq-Bukosh, ku katër persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaja. Kemi të lënduar 4 persona, dy më lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerët m me të lehta. Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.
Ai bëri me dije se të lënduarit janë dërguar në institucionet shëndetësore.























