22:59 / 31.07.2023
Një i vdekur e nëntë të lënduar nga aksidenti në Istog
RTKlive
Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar në një aksident trafiku në Istog.
Aksidenti sipas zëdhënësit të Policisë, Fadil Gashi, ka ndodhur mes dy veturave dhe një traktori.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipet mjekësore, ka thënë Gashi.
Gashi shtoi se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze trupore.























