Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Istog
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Kronika

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Istog

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Istog e ku një person ka vdekur dhe janë lënduar 9 të tjerë.

Sipas komunikatës së policisë nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika