Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje

V.Th. RTKlive

Policia në Mitrovicën e Jugut, njofton se gjatë natës ka arrestuar një person të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Arrestimi i të dyshuarit  është bërë në  rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në  automjetin  me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari  është gjetur dhe është konfiskuar  një armë e llojit pistoletë , dy kapela te zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Sipas policisë në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. A., 22 vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit, me urdhër të  prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit,  dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


MË SHUME NGA Kronika