Ferizaj, për një javë gjashtë raste të dhunës në familje
V.Th. RTKlive
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, të gjitha në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 3 persona tjerë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Po ashtu në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’.























