74 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 84 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 25 aktakuza kundër 31 personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 22 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës, Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa 11 nga 74 aktakuzat e ngritura, janë aktakuza për veprën penale “Dhunë në familje”.























