Kërkohet një i dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj’
BKT
Foto: Policia e Kosovës / Facebook
Kronika

Kërkohet një i dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj’

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës njofton se është duke e kërkuar një person të dyshuar, pasi që dyshohet së të njëjtit i janë kthyer mbi 3500 euro më shumë në një këmbimore në Prizren.

Sipas Policisë, ankuesi e ka pritur një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht, mirëpo i njëjti deri më sot nuk është paraqitur.

“Me datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores ‘Franga’ me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga ‘Kron Daneze’ në ‘Euro’, ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sektori i hetimeve ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.


MË SHUME NGA Kronika