85 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 82 aktakuza kundër 85 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë aktakuza kundër 30 personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ngritur 26 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 13 aktakuza kundër 13 personave, për vepra penale të ndryshme.























