Gjobitet shoferi në Ferizaj, tejkalon shpejtësinë e caktuar
M.P / RTKlive
Një shofer është gjobitur në shumë parash për tejkalimin e shpejtësisë. Në rrugën e cila ishte e destinuar për 50 kilometra në orë, ai kishte ngasur veturën me 127 kilometra në orë.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 00:50 në rrugën lokale " Brahim Ademi" në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.V (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu shoferit i është shqiptuar një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.























