Arrestohen tre persona në Mitrovicë, dyshohen për vjedhje identiteti
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, dyshohen për vjedhje identiteti

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “vjedhja e identitetit”, “legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “deklarim i rremë”.

Përmes një njoftimi për media Policia ka thënë se hetuesit policorë nga Korrupsioni-Mitrovicë e Jugut, e kanë trajtuar një rast pas një informate të pranuar dje, më 01.08.2023.

“Informata është pranuar nga zyrtarë të regjistrit civil, pas aplikimit të një personi rreth 30 vjeçar për letër-njoftim, i cili dyshohej se nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të identitetit”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se pas hetimeve të zhvilluara dhe bashkëpunimin me zyrtarët e ARC-së, është krijuar dyshimi se J.K., nuk është personi me të dhëna të vërteta.

Sipas Policisë i dyshuari kishte siguruar ekstraktin e lindjes me plotësimin e deklaratave të rreme nga të dyshuarit: Sh.H., dhe B.D..

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë, teksa ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet: ‘vjedhja e identitetit’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘deklarim i rremë".

Tutje u bë e ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurorja kujdestare, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

 

 


MË SHUME NGA Kronika