Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq
BKT
Kronika

Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq.

Policia njofton në raportin e saj 24 orësh se ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh policor.


MË SHUME NGA Kronika