16:28 / 03.08.2023
Të shtëna armësh në një aheng familjar, arrestohen katër të dyshuar
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona si të dyshuar se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Ujz të Gjakovës.
Sipas njoftimit, sot është realizuar kontroll në tri lokacione, një në fshatin Damjan dhe dy tjera në fshatin Ujz.
Policia ka sqaruar se janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta me nga një karikator dhe 22 copë fishekë.
“Në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar katër persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.
Ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.























