Arrestohen dy të dyshuar për aksidentin e para dy vjetëve në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për aksidentin e para dy vjetëve në Ferizaj

M.P. / RTKlive

Janë arrestuar dy të dyshuar për aksidentin me fatalitet në Ferizaj që kishte ndodhur në vitin 2021. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Lloshkobare, ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një këmbësor. Me këtë rast këmbësori 60-vjeçar kishte pësuar lëndime trupore, për të ndërruar jetë më vonë. Ndërkaq drejtuesi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Që nga koha kur ka ndodhur aksidenti, policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë vazhduar hetimet për identifikimin e veturës dhe personit/personave të dyshimtë, kanë intervistuar disa dëshimtarë dhe kanë grumbulluar informacione pandërprerë në terren”, thuhet në komunikatën e policisë.

Përveç dy të dyshuarve të cilët aktualisht janë në procedura hetimore, Policia po vazhdon kërkimet për dy pasagjerët e veturës.

“Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMW dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin (shoferin)  I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMW, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika