10:37 / 04.08.2023
Për 24 orë mbi 150 aksidente trafiku në Kosovë
E. Hoti / RTKlive
Kohëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i aksidenteve në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orët e fundit kanë ndodhur 155 aksidente trafiku
Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve në aksident, teksa janë shënuar edhe 37 aksidente trafiku me persona të lënduar.
Ndërsa 118 aksidente tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia ka arrestuar edhe 28 persona gjatë 24 orëve të fundit.























