17:04 / 05.08.2023
Dy shtetas të Kosovës humbën jetën në një aksident në Kroaci
RTK
Dy shtetas të Kosovës e kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Kroaci.
Në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit.























