15:08 / 07.08.2023
Kamioni del jashtë rrugës në Arllat, dëmtohet një shtyllë elektrike
E. Hoti / RTKlive
Një kamion është vetaksidentuar të hënen në fshatin Arllat, rrugës për Malishevë.
Në një video që posedon RTKlive, shihet se kamioni ka devijuar, duke dalë jashtë rrugës.
Nga devijimi i tij është dëmtuar edhe një shtyllë elektrike, teksa Policia është parë të jetë në vendin e ngjarjes.
RTKLive ka thirrur Policinë e Kosovës, por nuk kanë konfirmuar nëse ka të lënduar në këtë aksident.
Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtuar aksidentet por edhe kontrollet e policisë në trafik.
Sipas policisë së Kosovës, vetëm në rajonin e Prishtinës gjatë muajit korrik janë shqiptuar më shumë se 14 mijë gjoba për kundërvajtje.























