Tragjedi në Suharekë, 8-vjeçari vdes pasi e zë dera e oborrit
BKT
Kronika

Tragjedi në Suharekë, 8-vjeçari vdes pasi e zë dera e oborrit

M.P. / RTKlive

Një tragjedi ka ndodhur sot në Suharekë, ku një 8-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë dera e oborrit të shtëpisë.

Në këtë rasti tragjik ka mbetur i lënduar edhe një 6-vjeçare.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Dyert e oborrit të një shtëpia kanë rënë, me ç’rast dy fëmijë janë lënduar. Fëmijët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por njëri prej tyre (i moshës 8-vjeçare) ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga ky rast. Ndërkaq, fëmija tjetër i lënduar  është duke u trajtuar në spital”, ka thënë Gashi.


MË SHUME NGA Kronika