Policia: I dyshuari për vrasjen në Klinë rrëmbeu veturën dhe iku në Istog
BKT
Kronika

Policia: I dyshuari për vrasjen në Klinë rrëmbeu veturën dhe iku në Istog

Sh.G. /RTKlive

Një person e ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Klinë. Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite në një lokal në rrugën ‘Leonard Palucaj’.

Rastin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka dhënë edhe detaje lidhur me këtë ngjarje tragjike.

“Për fat të keq si pasojë e të shtënave me armë zjarri  një person sot e ka humbur jetën në qytetin e Klinës. Vdekja është konfirmuar nga mjekët e Spitalit Rajonal të Pejës. Personi që e ka shkaktuar këtë vdekje është në arrati dhe Policia e Kosovës është në kërkim të tij”, ka thënë Nikçi. Ai ka ftuar qytetarët nëse kanë informacione lidhur me këtë ngjarje të drejtohen menjëherë në polici.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrcёnimin e armёs ndaj një qytetari ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit të Istogut.

"Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor", thuhet në komunikatë. 


MË SHUME NGA Kronika