23:05 / 07.08.2023
Aksident trafiku te liqeni i Badovcit
Arbresha Berisha / RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme te liqeni i Badovcit.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, derisa tash për tash nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës, por deri tani nuk ka informuar lidhur me këtë rast.
Dëmet materiale vërehen tek dy veturat e aksidentuara.
























