Policia kërkon Tush Frrokun, i dyshuar për vrasjen në Klinë
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen e ndodhur në Klinë. I dyshuari për veprën penale vrasje është Tush Frroku.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave të dërguar nga Policia, Frroku është 48-vjeçar.
Frroku dyshohet ta ketë vrarë sot një person me armë zjarri në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrcёnimin e armёs ia ka grabitur veturën një qytetari dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit të Istogut.
"Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor", thuhet në komunikatë.























