09:06 / 08.08.2023
Prishtinë, një zjarr ka përfshirë një shtëpi në Prishtinë
RTK
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një shtëpi në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë shuar flakët.
Bëhet e ditur se Zjarrfikësit kanë reaguar shpejt dhe nuk ka persona të lënduar nga flakët, por ka dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.























