Policia jep detaje për aksionin në Mitrovicë të Veriut
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u konfiskuan disa kartela grafike e shok-bomba.
Policia ka njoftuar se pas dyshimeve që mund të ketë një laborator droge, është kryer edhe kontroll në banesën e një të dyshuari kosovar.
“Nën dyshimin në lidhje me një laborator droge policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit mashkull kosovar ku si prova materiale janë sekuestruar 60 copë kartela grafike, 3 copë antminer S9, një ventilator të madh, katër poçe elektrike, një llambë elektrike, 18 copë koka për llamba, 12 ventilatorë të vegjël, mbajtëse konopi për mbajtje të kanabisit, 51 copë fishekë, 3 DVD, një kuti të siguresave dhe tetë copë shok bomba të modifikuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje u bë e ditur se i dyshuari është në kërkim policor, teksa rasti në procedure hetimore.























