Arrestohen dy persona, mbajtën armë pa leje
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona, mbajtën armë pa leje

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy të dyshuarve për armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Pas të shtënave me armë, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes në rrugën “Bajram Bahtiri”.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 35 fishekë si dhe një shufër metalike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika