10:15 / 09.08.2023
Aksident mes veturës së Policisë dhe një trotineti në Gjilan
M.P. / RTKlive
Dje në mesditë ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës së Policisë dhe një trotineti të cilin ishte duke e ngasur nga një e mitur.
“Viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor e më pas ka vazhduar tretmanin në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektoriati Policor i Kosovës.























