14:07 / 09.08.2023
11 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë për grabitësin në Gjakovë
M.P. / RTKlive
Është dënuar me 11 vjet burgim dhe 4000 euro gjobë i pandehuri B.N. nga Gjakova për grabitje.
Vendimin e ka marrë Gjykata Themelore në Gjakovë, teksa ai akuzohej për vjedhje parash dhe rrahje deri në humbje të vetëdijes të një personi tjetër. Rasti kishte ndodhur më 9 qershor të vitit 2013 në një lokal bastoreje.























