Kërcënon nënën dhe demolon gjësendet në shtëpi nën ndikimin e drogës
BKT
Kronika

Kërcënon nënën dhe demolon gjësendet në shtëpi nën ndikimin e drogës

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku e bija ka kërcënuar nënën dhe ka demoluar gjësendet në shtëpi.

E dyshuara ka qenë nën ndikimin e drogës, ndërkaq rastin e ka paraqitur ankuesja femër e cila është motra e saj.

“Ankuesja dhe e dyshuara janë shoqëruar në stacion policor, e dyshuara dyshohet se është përdoruese e substancës narkotike dhe gjatë kontrollit tek e dyshuara janë gjetur një lugë, një qese me sodë (bikarboni) dhe një kaçavidë (kaçavida është sekuestruar)”, njofton Policia.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika