Vdes një grua në Gjilan, ra në bunar
BKT
Kronika

Vdes një grua në Gjilan, ra në bunar

M.P. / RTKlive

Një grua ka vdekur në Gjilan si pasojë e rënies në bunar. Rastin në Polici e ka lajmëruar ankuesi mashkull, i cili është bashkëshorti i viktimës.

“Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.  Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve të cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika