Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Llapushnik
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Llapushnik

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e stacionit policor të Drenasit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Llapushnik.

Ngjarja sipas ankueses që e denoncoi rastin, dyshohet që  ka ndodhur më 4 gusht të këtij viti.

Ankuesja ka raportuar se persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e saj, përfshirë këtu para të gatshme, llap-top dhe dokumente personale.

“Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve”, ka njoftuar PK.

Tutje u tha se progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u proceduan më tej, ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhja e Rëndë”.


MË SHUME NGA Kronika