Policia arrestoi 14 persona të kërkuar nga gjykatat
BKT
Kronika

Policia arrestoi 14 persona të kërkuar nga gjykatat

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të zbatimit të urdhrit operativ ‘Goditja’ janë angazhuar 823 patrulla policore të njësive të ndryshme policore dhe janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë.

Sipas Policisë urdhri operativ ‘Goditja ’  ka për qëllim shtimin e aktiviteteve dhe patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato

“Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna: Janë angazhuar 823 patrulla policore të njësive të ndryshme, janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA), janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest, janë kontrolluar 4848 vetura, janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme, janë konfiskuar 19 armë të ndryshme, janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia thotë se do të vazhdojë aktivitetet në realizim të detyrave që dalin nga urdhri që është në zbatim e sipër.


MË SHUME NGA Kronika