Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e “Dukës”
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e “Dukës”

B. H. | RTKlive

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Dukagjin Nikollajt, i njohur me nofkën “Duka”, i cili ishte pjesëmarrës në përleshjen e ndodhur javën e kaluar në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, e ku u vra Kastriot Ramadani.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i shpallur në kërkim është i dyshuar për implikim në veprat penale;

- “Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,

- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,

- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe

- "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve" nga Neni 366 të KPK-së.

Për çdo informacion lidhur me personin e dyshuar policia fton qytetarët që të lajmërohen në numrin 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.


MË SHUME NGA Kronika