09:18 / 12.08.2023
Burri në Prishtinë e raporton gruan të zhdukur
E. Hoti / RTKlive
Një burrë nga Prishtina ka raportuar dje në Polici se i është zhdukur gruaja.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sokol Sopi”, teksa viktima dyshohet se ka dalë nga shtëpia që nga 9 gushti në orën 07:00.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, burri ka thënë se gruaja është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet si “Person i zhdukur”.























