Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë
BKT
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

A.B/RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë.

“Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është  raportuar se në rrugën e UÇK -së,  në Mitrovicën e Jugut,  një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes  është identifikuar se peroni i pajetë është  viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, njofton Policia.

Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të  Sektorit Rajonal, Policia bën të ditur se me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

“Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika