Një i lënduar në aksidentin në “Lakrishtë”, në në gjendje të rëndë
BKT
Foto arkiv/ RTK
Kronika

Një i lënduar në aksidentin në “Lakrishtë”, në në gjendje të rëndë

A.B/RTKlive

(E përditësuar) Njëri nga tre të lënduarit nga aksidenti i së hënës në Lakrishtë të Prishtinës, është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë për RTKlive, se i njëjti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.

“Tre persona kanë marrë tretman mjekësor, njëri nga ta në gjendje më të rënduar, është operuar nga neurokirurgët”, ka bërë të ditur Fazliu.

Sipas tij, dy të lënduarit e tjerë po e vazhdojnë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Policia: Tre persona të lënduar në rrethrrotullim në Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime pasi një veturë ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:00 të ditës së sotme (e hënë).

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, theksoi për RTKlive se personat e aksidentuar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

 


MË SHUME NGA Kronika