Operacioni ‘Goditja’: Brenda jave, 97 të arrestuar e 37 armë të konfiskuara
BKT
Kronika

Operacioni ‘Goditja’: Brenda jave, 97 të arrestuar e 37 armë të konfiskuara

Sh.Gashi/ RTKlive

Policia e Kosovës, është duke vazhduar operacionin “Goditja”, duke shtrirë aktivitetin në zonat urbane, me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.

Sipas Policisë, gjatë një jave (08-14 gusht 2023), janë realizuar 2997 pika kontrolli për automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alkool-test.

Po ashtu, janë kontrolluar 16916 automjete dhe 270 lokale të ndryshme. Nga operacioni policor, siç bën të ditur PK-ja, janë arrestuar 96 persona – prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 37 armë.

“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosvës.

Ndryshe, reagimi i organeve të drejtësisë erdhi pasi, për një javë në Kosovë u vranë tre persona me armë zjarri, e që të përfshirë janë persona me të kaluar kriminale.


MË SHUME NGA Kronika